Ish-lojtari i Tiranës Elton Cale foli në një lidhje Live për emisionin “Mega Sport” nga Altin Sulçe në A2CNN pas kualifikimit të Brazilit përballë Japonisë për në fazën 1/16 të Kupës së Botës.
Cale u shpreh i gëzuar për fitoren e Brazilit, por theksoi se loja ka vend për t’u përmirësuar. Sipas Cale ekipi favorit për ta fituar Botërorin, për nga kualiteti, është Franca.
“Për kualifikimin jam shumë i gëzuar, por duhet të përmirësohen disa gjëra. Po ishte ndeshje e vështirë me Japoninë, sepse luan në mbrojtje dhe Brazilit i mungon magjia, lojtari ndryshe. Tani nuk luaj futboll, por trajnoj të rinjtë. Më mungon Tirana, tifozët, grupi. Franca është ekipi favorit. Ka shumë lojtarë me kualitet”.
I pyetur se kush e fitoi ndeshjen e sotme, Ançeloti apo Brazili, Cale u përgjigj: “Ekipi e fitoi ndeshjen, jo Ançeloti”. (A2 Televizion)