Plagoset me mjet prerës një shtetas slloven në Durrës

Nga A2 CNN
29 Qershor 2026, 22:52 | Kronikë

Plagoset me mjet prerës një shtetas slloven në Durrës

Një shtetas slloven është plagosur mbrëmjen e së dielës pas një konflikti fizik në zonën e Shkallnurit, në Durrës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:30, shtetasi M. M., rreth 45 vjeç, nga Sllovenia, i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona, ende të paidentifikuar. Pas konfliktit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike, të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos