Kupa e Botës, sfidat e fazës së 1/16-ve, spektakli dhe emocionet e garantuara

Nga Dea Kozma
29 Qershor 2026, 17:22 | Futboll

Faza e grupeve ka përfunduar dhe tashmë nis momenti më emocionues i Kupës së Botës. Janë zyrtarizuar 16 çiftet e fazës së 1/16-ve, ku çdo ndeshje do të jetë me eliminim direkt dhe çdo gabim mund të rezultojë fatal.

Programi sjell disa përballje tepër interesante. Brazili do të sfidojë Japoninë, Franca përballet me Suedinë, Portugalia do të ketë përballë Kroacinë, ndërsa Holanda mat forcat me Marokun. Argjentina, kampione në fuqi, nis mbrojtjen e titullit ndaj surprizës së turneut, Kepit të Gjelbër, ndërsa Anglia përballet me RD Kongon. Gjermania luan ndaj Paraguait, Spanja kundër Austrisë, SHBA ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe Belgjika përballet me Tunizinë.

Interes pritet edhe në duelet Afrika e Jugut–Kanada, Meksikë–Ekuador, Zvicër–Algjeri, Australi–Egjipt, Kolumbi–Ganë dhe Bregu i Fildishtë–Norvegji, sfida ku diferencat në letër janë të vogla dhe surprizat mbeten një mundësi reale.

Me formatin e ri të Botërorit me 48 kombëtare, për herë të parë zhvillohet një fazë me 32 skuadra në ndeshjet me eliminim direkt. Tashmë nuk ka më llogari grupesh apo diferencë golash – vetëm 90 minuta, ose më shumë nëse është e nevojshme, do të vendosin se cilat 16 kombëtare do të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut më të rëndësishëm në futboll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos