Debati, Krasniqi: Thuaji Ramës të japë dorëheqjen. Ministri Gonxhja: Do ishte dëm i madh për vendin

Nga A2 CNN
29 Qershor 2026, 21:52 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi i kërkoi ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja që t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, që është kërkesa kryesore e protestave që sot kanë hyrë në ditën e 30-të.

Gonxhja u shpreh se e njeh institucionin e dorëheqjes, por në rastin e Ramës, një akt i tillë nuk është i justifikuar. Ministri vuri në dukje në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN se do të ishte dëm i madh për vendin dorëheqja e Ramës.

Sakaq Krasniqi iu përgjigj duke u shprehur se nuk varet fati i Shqipërisë nga një njeri. 

 

DEBATI

Gonxhja: Nuk u ikim ne përgjegjësive.

Kransiqi: Pra mund të jepni dorëheqjen. Ky qenka lajm i mirë. Mund të japë qeveria dorëheqjen?

Gonxhja: Unë kam treguar që e njoh institucionin e dorëheqjes.

Krasniqi: Thuajani edhe kryeministrit.

Gonxhja: Nuk kam pse ia them në rast se nuk është e justifikuar.

Krasniqi: Thuajani se nuk është turp të japësh dorëheqjen.

Gonxhja: Do ishte dëm i madh për vendin. Ata që s’kanë asgjë për të humbur dhe punë e madhe se humb Shqipëria…

Krasniqi: Fati i këtij vendi s’është varur asnjëherë nga një njeri dhe larg qoftë të varet nga një njeri.

Gonxhja: Ka shumë rëndësi ndonjëherë, vizioni…

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos