Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Nga A2 CNN
29 Qershor 2026, 22:34 | Bota

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë,

Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuela javën e kaluar ka shkuar në 1.719.

Lajmi u bë i ditur nga Jorge Rodríguez, i cili në një deklaratë për televizionin shtetëror tha se nga fatkeqësia janë plagosur gjithsej 5.034 persona, ndërsa 15.866 familje janë prekur.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, dy tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 goditën Venezuelën më 24 qershor, me vetëm 39 sekonda diferencë mes tyre.

Tërmeti me magnitudë 7.5 kishte epiqendrën 23 kilometra në juglindje të Yumare, në shtetin Yaracuy, ndërsa tërmeti me magnitudë 7.2 u regjistrua 23.9 kilometra në verilindje të San Felipe, po në të njëjtin shtet.

Autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimin e dëmeve në zonat e prekura, ndërsa mijëra familje kanë mbetur të pastreha pas një prej fatkeqësive natyrore më të rënda që ka goditur vendin vitet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos