Emocionon Arjan Xhumba: Nderi më i madh që kam veshur fanellën kuqezi!

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 23:56 | Futboll

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit, Arjan Xhumba, e konsideron nderin më të madh të karrierës së tij faktin që ka luajtur me fanellën kuqezi.

Në një intervistë direkte për emisionin “Mega Sport” me Altin Sulçen në A2 CNN, Xhumba zbuloi se aktualisht mban postin e drejtorit teknik në akademinë e Kallamatës në Greqi.

Nderi më i madh që më është bërë mua është që kam luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë. Ai është nderi më i madh që kam, që ma ka dhënë kombëtarja. Nuk më vjen mbrapa asnjë ekip tjetër, vetëm kombëtarja është ndjenja më e bukur dhe më e mirë që mund të përjetosh si futbollist”, u shpreh Xhumba duke marrë duartrokitjet e të ftuarve në emision.

Ndër të tjera, Xhumba tregoi se në Greqi ka edhe talente shqiptarë me potencial, të cilët mund të jenë një premtim i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos