
Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cila tha se ka marrë garanci nga qeveria shqiptare lidhur me projektin e Zvërnecit.
Në reagimin e saj, PD shpreh shqetësim për qëndrimin e Komisioneres, duke argumentuar se deklarata e saj bazohet në informacione që, sipas opozitës, nuk pasqyrojnë situatën reale në vend.
Demokratët pretendojnë se vlerësimet e Kos mbështeten në informacionet e ofruara nga kryeministri Edi Rama dhe se nuk marrin parasysh krizën politike që, sipas tyre, po kalon Shqipëria.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, zonjës Marta Kos, për krizën e rëndë që po kalon vendi ynë, Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se ajo është e bazuar në informacionet e rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend.
Ajo deklaratë injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes së krizës, përkundrazi e acaron dhe e thellon edhe më shumë.
Partia Demokratike mbështet plotësisht 5 kërkesat e drejta të protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës (A2 Televizion)