
Argjentina mundi Algjerinë 3-0 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve (Grupi J) të Kupës së Botës 2026. Të gjitha golat u shënuan nga kapiteni Lionel Messi në minutat 17', 60' dhe 76'.
Në ndeshjen e tij të 200-të zyrtare për kampionët në fuqi të botës, Messi barazoi rekordin prej 16 golash në Kupën e Botës që mbahej nga Miroslav Klose i Gjermanisë.
"Më bën shumë të lumtur që kam përjetuar gjithçka që më ka ndodhur në jetë. Ajo që po përjetoj tani është qershia mbi tortë", tha Messi pas ndeshjes. "Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës për këtë grup të mrekullueshëm. Po shijoj çdo moment."
"Të kesh Leon është një avantazh për shkak të mënyrës se si ai e udhëheq ekipin dhe e shtyn atë përpara. Për shkak të asaj që ai përfaqëson", shpjegoi Rodrigo De Paul. "Ai nuk është i interesuar për rekordet individuale. Ai e vendos ekipin në vend të parë dhe për ne, kjo është diçka e jashtëzakonshme. Nuk kam fjalë për Leon. Çfarë mund të them? Ai është i pabesueshëm", tha trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni. (A2 Televizion)