Mund të finalizohet që nesër, zbulohen detaje të marrëveshjes mes SHBA-ve dhe Iranit

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 22:44 | Bota

Mund të finalizohet që nesër, zbulohen detaje të

Donald Trump tha se marrëveshja mes SHBA-ve dhe Iranit do të nënshkruhet “së shpejti” dhe mund të finalizohet që nesër, ndërsa zyrtarët amerikanë kanë zbuluar detaje të marrëveshjes.

Marrëveshja, e përbërë nga 14 paragrafë, përcakton se Irani nuk do të zotërojë kurrë armë bërthamore. Ajo parashikon gjithashtu krijimin e një fondi prej 300 miliardë dollarësh për “rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik” të vendit, megjithëse SHBA-ja nuk është e detyruar të kontribuojë financiarisht në të.

Dokumenti shpall “ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”.

Po ashtu, në marrëveshje thuhet se SHBA-ja dhe Irani “angazhohen të negociojnë dhe të arrijnë marrëveshjen përfundimtare brenda maksimumi 60 ditësh, afat që mund të zgjatet me pëlqimin e ndërsjellë”.

Megjithatë, Donald Trump paralajmëroi më herët se marrëveshja, e cila ishte planifikuar të nënshkruhej zyrtarisht të premten, “nuk është ende përfundimtare”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se Uashingtoni mund të rifillojë sulmet nëse marrëveshja nuk funksionon.

“Nëse ata nuk sillen siç duhet, ne do t’i rikthehemi menjëherë bombardimeve, drejt e në mes të kokës së tyre, në rregull?”, u shpreh Trump.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos