Deputetja Marjana Koçeku, e cila së fundmi u largua nga grupi parlamentar socialist, la të kuptohet se është kërcënuar nga fisi Bajri dhe u kundërpërgjigj po me një kërcënim.
Duke komentuar rastin, drejtuesi i programit Brain Gain në PD, Ted Kopliku, tha se në zonat e Shkodrës ku ai kërkonte votë Koçeku mbrohej prej bandave.
I ftuar në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN, Kopliku tha se qeveria teknike do mundësojë heqjen e duarve të grupeve kriminale nga zgjedhjet.
“Qeveria teknike të mundësojë heqjen e duarve edhe nga ata që kërcënojnë znj.Koçeku, për tre ditë. Unë kam 13 vjet që bëj protestë. Në ato zona ku unë kërkoja votë znj.Koçeku ishte e mbrojtur prej atyre bandave. Unë s’mundesha të futesha në ato zona. Kandidatët e PS-së dilnin me 80 për qind. Znj. Koçeku me gjithë respektin për burrëninë e malësores, që unë ia akordoj, ajo duhet të shpjegojë njëherë pse iku prej Partisë Socialiste. Ku filloi ndryshimi”, tha Kopliku.
(A2 Televizion)