“E kam lënë futbollin, bëra 5 operacione”, ish-sulmuesi Ngo për “Mega Sport”: Kam mall për tifozët e Tironës

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 23:28 | Futboll
 

Ish-sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo, ka rrëfyer se i ka dhënë fund karrierës si futbollist pasi iu nënshtrua 5 ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në një lidhje direkte për emisionin “Mega Sport” nga Altin Sulçe në A2CNN, Ngo tregoi se aktualisht jeton në Nigeri, ku po merret me biznesin familjar, ndërsa ka nisur edhe një projekt për të ndihmuar talentet e rinj afrikanë të transferohen në Europë.

Ai thotë se i mungon Shqipëria dhe tifozët e Tiranës, duke theksuar se ky vend ku ka kaluar një pjesë të karrierës si futbollit, zë një pjesë të madhe të zemrës së tij. 

Hej ça bone. Jam shumë mirë. Jam në Nigeri në Afrikë sepse kam një biznes familjar, po mbështes familjen. E kam lënë futbollin. Kam kryer 5 operacione. Operacioni i fundit ishte në Tiranë në gju. Qëllimi im është të sjellë talente të rinj nga Afrika në Europë dhe kam filluar. Do sjell edhe në Shqipëri sigurisht", tha Ngo.

"Ka qenë një nder të luaj në Shqipëri. Është mirë që lojtarët e rinj ta fillojnë nga Shqipëria karrierën. Kam shumë miq të mirë nga Shqipëria. Sigurisht që më mungon Shqipëria, është pjesë e madhe e zemrës sime. Më mungon byreku me gjizë, grosha. Kam mall për tifozët e Tironës, sigurisht”, vijoi ish-futbollisti bardheblu.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos