“Ambasadori Wendt që në korrik në Tiranë”, Qafoku: Zgjidhja e krizës politike kalon nga diplomacia amerikane

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 21:43 | Politikë

Gazetari Roland Qafoku deklaroi se ka informacione se ambasadori i ri amerikan në Shqipëri Eric Wendt mund të vijë që në korrik në Tiranë për të nisur punë.

Sipas Qafokut, nëse kjo ndodh tregon që SHBA-të kanë një emergjencë të politikës dhe diplomacisë në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Qafoku shprehu bindjen se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri do kalojë nga diplomacia amerikane.

Kemi edhe një lajm tjetër, atë të emërimit në mënyrë definitive të ambasadorit të ri amerikan Eric Wendt, që për mua është një lajm shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Pas tre vitesh më në fund ambasadori u emërua. Normaliteti do ishte që ai të fillonte punë në shtator, unë kam informacione që ai mund të vijë që në korrik në Tiranë, dhe nëse kjo ndodh kjo do të thotë që SHBA-të kanë një lloj emergjence të politikës së tyre, të diplomacisë së tyre në Tiranë. Unë jam i bindur me gjithë atë që kuptoj dhe që kam si informacion, që zgjidhja e këtij ngërçi politik që ka sot Shqipëria, do kalojë përmes diplomacisë amerikane. Edhe për faktin që në historinë e protestës është bërë pjesë edhe SHBA-të. Parashikoj që s’do kemi një indiferencë siç kemi parë nga të ngarkuarit me punë, por diplomacia amerikane në Tiranë do jetë shumë aktive”, tha Qafoku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos