
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në Kuvend se Sali Berisha është i fundit që duhet të flasë për protestën qytetare, duke iu drejtuar edhe me fjalën “pelikan” kreut demokrat.
Kjo shkaktoi tensione të mëdha në sallë, shkruan A2.
“I fundit në sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu. Sali Berisha, unë të sfidoj: sot pasdite shko në protestë! Shkon dot? Provoje po ta mbajti! Personalisht, nga ana e protestuesve e meritoj një falenderim pasi kam kontribuar në një prej kërkesave të tyre. Ata thonë “Berisha në burg”, unë e kam bërë një kallëzim për ty. Ditën e parë të protestës i quajte sikur i kishim thirrur ne, ditën e dytë dole kundër tyre, sot del zotrote si përfaqësues i protestës”, tha Balla.
“Në Bruksel, pashë disa që thonë “jemi këtu t’ju sjellim kërkesat e protestuesve”. Kush ju ka mandatuar? I fundit që mund të bësh ndërmjetësuesin me të rinjtë je ti”, shtoi Balla. (A2 Televizion)