Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të 30 dëshmitarëve

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 12:55 | Kronikë

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje

SPAK ka kërkuar marrjen në pyetje të 30 dëshmitarëve në lidhje me gjyqin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ndërkohë gjykata ende nuk është përgjigjur për kërkesën e SPAK. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim të parave dhe fshehjes së pasurisë, lidhur me çështjen CEZ-DIA dhe kontratat e lobimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa të pandehurit, Fatima Kryemadhi, Ema Çoku, nën akuzë për pastrim parash dhe Piro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

Ish-presidenti Meta i mohon akuzat dhe pretendon se procesi ndaj tij është i motivuar politikisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos