Sali Berisha vijoi edhe jashtë parlamentit, akuzat ndaj kryetares së SHISH, Vlora Hyseni. Ashtu sikurse deklaroi nga foltorja e parlamentit, Berisha tha se Vlora Hyseni është agjentja e përbashkët e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, për të cilën kërkoi hetim urgjent parlamentar.
“Këta po marrin ekspertë serb të protestave të zgjatura dhe ky është një akt antishqiptar. Për dosjet e Gjykatës së Lartë kush erdhi? Kryeeksperti serb erdhi për të marrë dosjet. Edhe të kontraktuarit i paguan Vlora. Vlora (Hyseni) dihet është agjentja e përbashkët e Edi Ramës dhe Vuçiçit, E kam thënë që në fillim unë që kur bëri udhëtimin e parë dhe e mohoi. E denoncuan kolegët e saj”, tha Berisha. (A2 Televizion)