“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama fiton më shumë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2026, 21:08 | Politikë

“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri:

Ish-deputeti Halit Valteri duke folur në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2CNN, theksoi se protesta qytetare para Kryeministrisë nuk mund ta rrëzojë qeverinë.

Sipas Valterit e vetmja mënyrë se si mund të rrëzohen qeveritë është vota. Megjithatë Valteri beson se në çdo moment që kryeministri Rama do të vendoste ta fuste vendin në zgjedhje, PS do të merrte më shumë vota. 

Do isha shumë i lumtur që populli ku unë bëj pjesë do të arrinte që të rrëzonte një qeveri me protesta, por qeveritë rrëzohen vetëm me votë. Edi Rama në çdo moment që e fut vendin në zgjedhje fiton më shumë. E mbushi PS në vitin 2011 bulevardin në atë farë feje, bëri dhunë, pati 4 viktima që i vrau qeveria, shteti dhe…Te kutia e votimit 19/18 ku unë banoj dhe jetoj dhe i përgjigjem çdo ditë komshinjve pa dallim,  i majtë-i djathtë, i kuq-jeshil, te ajo kuti votimi më sill këta me pelikanë të Gaz Bardhit, se gjysma e pelikanëve ngjajnë si Gaz Bardhi, dhe nuk e fitojnë dot. Te kutia e votimit me 300 vota unë do marr 151 vota dhe do të fitoj”, tha Valteri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos