Humbën orientimin në malin e Çikës, shpëtohen dy turistët gjermanë, njëri pëson dëmtime

Nga Edi Ruçi
18 Korrik 2026, 21:26 | Aktualitet

Humbën orientimin në malin e Çikës, shpëtohen dy

Dy turistë gjermanë kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth orës 15:00, por gjatë itinerarit kanë dalë nga shtegu dhe nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit.

Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt zonës shërbimet e Policisë dhe ekipet zjarrfikëse për lokalizimin dhe nxjerrjen e tyre në një vend të sigurt.

Burimet bëjnë me dije se njëri prej turistëve është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime, ndaj ekipet e shpëtimit po punojnë për të siguruar transportin e tij nga terreni i vështirë drejt një zone ku mund të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos