Kryetari i Partisë Demokratike kupolën e re të PD e cilësoi ripërtëritjen më të madhe të selisë blu. Pas kësaj sfidën e re do ta ketë në gjetjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore.
Në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale ai pranon se ka një debat mbi primaret për të cilat duket se do të këtë një vendim të dytë. Berisha qëndron i hapur për listat e hapura të kandidatëve në zgjedhje, por dhe për një president të dalë nga vota e popullit.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ju ka bërë thirrje të vetëve t’i bashkohen protestës qytetare ne bulevard. Kreu i opozitës ka komentuar situatën ekonomike dhe zhvleftësimin e euros ne Shqipëri.
Kryetari i demokratëve ka përforcuar qëndrimin e opozitës duke dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë. (A2 Televizion)