Qytetarët bashkohen në shesh për të kërkuar largimin e Edi Ramës nga qeveria, por nuk dakordësohen për të vendosur dikë mbi krye që t’i udhëheqë në objektivin e tyre.
Në mbledhjen e parë me praninë e medias, Kuvendit Kombëtar i qytetarëve të protestës evidentoi ndasitë e atyre që marrin pjesë duke mos i dhënë bekimin kësaj nisme.
Në këtë Kuvend, që lindi nga protesta qytetare e GEN Z, e kishte parë të arsyeshme për të dhënë kontributin e tij edhe pensionisti, ish-deputeti Selami Jenisheri.
Pavarësisht nismës dhe takimeve, Kuvendi nuk e ka marrë bekimin e qytetarëve në bulevard në 50 ditë protestë që t’i përfaqësojë ata me palët e treta. (A2 Televizion)