Murataj: Në Kuvendin e protestës nuk pranojmë as krerët e partive të vogla. Ja cila do jetë lëvizja e radhës

Nga A2 CNN
18 Korrik 2026, 20:47 | Politikë

Aktivisti Erjon Murataj, duke folur në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2CNN, lidhur me Kuvendin Kombëtar të protestës qytetare, theksoi se në të nuk do të pranohen as krerët e partive të vogla.

Murataj tha se krerët e partive të vogla apo çdo deputet që s’ka në ndërgjegje para publike të grabitura, mund të protestojë si qytetarë në shesh.

Po ashtu aktivisti bëri me dije se Kuvendi do të mbajë së shpejti një asamble edhe më të madhe ku do finalizohet përzgjedhja përfundimtare e anëtarëve të Kuvendit.

Një deputet i PD nuk mund të vij dot në Kuvendin Qytetar, nuk bëhet anëtar i Kuvendit. Është i lutur çdo deputet i cili s’ka në ndërgjegjen e tij para publike të grabitura, të jetë në shesh si qytetar, por që të jetë vendimmarrës në një institucion shoqëror që është antipodi i një sistemi që e ka marrë pjesë Shqipërinë! Krerët e partive të vogla i kam parë në shesh dhe kanë bërë detyrën qytetare, në Kuvend nuk ekziston, as për këta. Mbledhja e radhës do të jetë shumë e shpejtë, me siguri që do të jetë një asamble më e madhe se kjo, që do të finalizojë procesin e zgjedhjes dhe përzgjedhjes përfundimtare të anëtarëve të Kuvendit”, tha Murataj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos