
Pas premierës zyrtare të filmit të shumëpritur “Odiseja” me regjisor Christopher Nolan, ka reaguar përmes një shënimi në rrjetet sociale kompozitori dhe muzikologu Vasil Tole.
Tole, i cili shërbeu si pjesë e grupit të ekspertëve të muzikës për këtë projekt gjigant, ka ndarë emocionet dhe vlerësimet e tij pas finalizimit të filmit.
Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Tole ka shprehur një falënderim të veçantë për kompozitorin Göransson, duke e cilësuar integrimin e folklorit tonë në këtë produksion si një "arritje homerike".
Po ashtu ai thekson se përfshirja e traditës muzikore shqiptare në këtë film është konfirmim i vlerave të jashtëzakonshme artistike dhe muzikore të popullit tonë.
Shënimi i Vasil Toles
Tani që premiera e filmit madhështor ODISEJA u krye, kam një falenderim për të bërë për kompozitorin e muzikës së këtij filmi z. LUDWIG GORANSON, i cili më bëri pjesë të grupit të ekspertëve të muzikës në këtë film.
Qasja e regjisorit Nolan dhe talenti i pacak i z Goransson (fitues i çmimit OSKAR për muzikën e filmit OPENHAJMER), bëri që vëmendja e tyre natyrshëm të kthehej edhe nga traditat muzikore mijravjeçare të popullit tonë, të Labërisë dhe të Toskërisë, vokale dhe instrumentale. Padyshim, përfshirja e tyre në muzikën e filmit (muzika e interpretuar nga fyejt e Gramshit, grupi i Djemve të Delvinës dhe fyelltari Vendim Kapaj-Vlorë), janë një konfirmim botëror i vlerave të jashtëzakonshme artistike muzikore të popullit tonë.
Përgëzime mjeshtrit Goransson dhe ustallarëve tanë të traditës për këtë arritje Homerike!
•Staffi muzikor i filmit
https://filmmusicreporter.com/music-team.../the-odyssey/
• Muzikën e filmit ODISEJA e dëgjoni në këtë link
https://youtube.com/playlist...

(A2 Televizion)