Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Nga Edi Ruçi
18 Korrik 2026, 19:18 | Kronikë

Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për

50-vjeçari Thimjo Rubati, i plagosur pas një atentati mbrëmjen e së premtes në Sarandë, i transportuar mandej në spitalin e Janinës, tashmë ka dalë nga rreziku për jetën. Burime pranë spitalit të Janinës bëjnë me dije se janë evidentuar në trupin e tij 3 plumba me armë zjarri, dy në afërsi të mëlçisë dhe një në kërbishte.

Plumbat nuk kanë prekur asnjë organ jetësor dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës ku iu dhanë dy flakonë gjak dhe mjekimit më të specializuar nga kirurgët grekë gjendja e të plagosurit paraqitet e stabilizuar  dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë sapo ka zbardhur dita e sotme grupi hetimor ka shkuar sërish në vendin e ngjarjes dhe në një perimetër të gjerë po mbledh kamera sigurie dhe elementë të tjerë, ndërkohë që njëkohësisht po merren edhe disa persona në pyetje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos