Balla: Sot në protestë nuk është më qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove

Nga A2 CNN
4 Korrik 2026, 20:22 | Politikë

Balla: Sot në protestë nuk është më qytetaria e bukur e

Kreu i grupit parlamentar socialist postoi në Facebook një video me dron dhe shprehet se "sot në protestë nuk është më qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove".

"Megjithë përpjekjen e bufit të kënetës së SHQUP-it, zogjtë e dalë nga vezët e tij Tiku&Goni, bashkë me ta Qorri apo ndonjë mbetje jetër politike, te gjithë sëbashku nuk mblodhën dot sot në Tiranë aq njerëz sa të paktën për një mandat parlamentar", lexohet në shkrimin shoqërues të videos, përcjell A2.

Postimi i Taulant Ballës:

Sot në protestë nuk është më qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove. Ata u distancuan nga dhuna dhe nga uzurpatorët e protestës, kjo tufë delirantësh të cilët çdo ditë vetëshpallin, njëlloj si ish-shoku ynë Luli, republika dhe kuvende të reja. Megjithë përpjekjen e bufit të kënetës së SHQUP-it, zogjtë e dalë nga vezët e tij Tiku&Goni, bashkë me ta Qorri apo ndonjë mbetje jetër politike, te gjithë sëbashku nuk mblodhën dot sot në Tiranë aq njerëz sa të paktën për një mandat parlamentar. Sa për diasporën ua ka dhënë përgjigjen me votë.

PO VJEN KOHA E DIALOGUT me qytetarinë e bukur të bulevardit të flamingove, ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Që nga shqetesimet për natyrën deri tek zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit, dëgjimin dhe reflektimin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos