Kush e ngriti “Kuvendin” e protestës? Qiraxhi: Nuk na përfaqëson, s`kemi strukturë

Nga A2 CNN
4 Korrik 2026, 21:24 | Politikë

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, deklaroi se “Kuvendi” i protestës nuk është përfaqësia e saj.

“Kuvendi, po ta lexosh aty, tregonin që kjo nuk është përfaqësia e protestës. Një grup njerëzish mendojnë si skemë mund të jetë kjo mënyra më e mirë për t'u përfaqësuar. Po të më pyesësh mua, unë them: jo, nuk është kjo mënyra më e mirë për t’u përfaqësuar. Dhe çfarë e ka bërë protestën masive? Masive e ka bërë pikërisht kjo, se njerëzit janë përbashkuar nëpërmjet ëndrrës dhe objektivit. Objektivi është rrëzimi i qeverisë”, tha Qiraxhi në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN.

“Nuk është Kuvendi strukturë përfaqësuese e protestës. Tani, nëse ne duam ta nxjerrim të tillë… Kuvendi është i frymëzuar nga protesta, por jo i dalë nga protesta”, shtoi Qiraxhi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos