Pedagogia Arsejda Gjyli komentoi se çfarë do të prodhojë protesta qytetare, e cila tashmë është në ditën e 35-të të saj.
“Në protestë kemi pjesën e qytetarëve që dalin për problemet e tyre dhe kemi pjesën e dritëhijeve që janë ngritur mbi protestën. Unë gjykoj se do të shkohet me përfaqësi si parti politike dhe do të japë refleksionin e vet te partitë ekzistuese për t’u përmirësuar. Edhe partitë e vogla kanë ndryshuar qasjet e tyre, do të imponohet protesta edhe te partitë e mëdha”, tha Gjyli në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN.
“Mund të përfaqësohen me parti politike, por gracka aty është nëse a janë të gjithë ata në shesh votuesit e atij projeksioni të ri politik. Dhe si do të ndryshojë edhe se si do të ndikojë kjo te ky sistem aktual që kemi”, shtoi Gjyli. (A2 Televizion)