Berisha uron 250-vjetorin e SHBA: Shtyllë e pamposhtur e lirisë dhe demokracisë në botë

Nga A2 CNN
4 Korrik 2026, 12:51 | Politikë

Berisha uron 250-vjetorin e SHBA: Shtyllë e pamposhtur e lirisë dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 250-vjetorin e Pavarësisë, duke e cilësuar vendin si “shtyllë të pamposhtur të lirisë dhe demokracisë në botë”.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se pavarësia e SHBA është një ngjarje e madhe jo vetëm për kombin amerikan, por edhe për mbarë njerëzimin, për shkak të rolit udhëheqës që Shtetet e Bashkuara kanë pasur në promovimin e lirisë në botë.

“Ndaj dhe t’i urojmë ne edhe mijëra e mijëra vite të tjera si shtyllë e pamposhtur e lirisë dhe demokracisë në mbarë botën”, tha Berisha në mesazhin e tij.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos