Kolonat zanore të disa prej filmave më të njohur botërorë, rikthyen në Shkodrën e tij të dashur kompozitorin e njohur tanimë në të gjithë botën, Aldo Shllakun, me këtë koncert, që nuk mbeti vetëm në qytetin e tij të dashur, por rrugëtoi edhe në Teatrin e operas dhe baletit.
Kjo nuk është hera e parë që dretjtori i Teatrit të Operas dhe Baletit dërgon korin apo orkestrën të performojë në rrethe, një mision që, sipas tij, vjen që koncerte të tilla dhe artistë ndërkombëtarë të mos i prezantohen vetëm publikut në Tiranë, ndonëse kjo shfaqje ka mbërritur edhe për Shkodrën dhe për Tiranën, shkruan A2.
Mbrëmja u mirëprit me duartrokitje të gjata nga publiku, duke krijuar një atmosferë të veçantë në qendër të qytetit.
(A2 Televizion)