
Një ekip nga zyra e Avokatit të Popullit inspektoi prej tre ditësh një nga burgjet më të mëdha në vend, atë të Reçit në Shkodër. Në një komunikim për mediat pas vizitës, Avokati i Popullit Shabani duke iu referuar ankesave dhe rasteve të vdekjeve në Burgje, kërkoi investime të menjëhershme në infrastrukturë.
Sipas tij, kjo do të garantonte kushte më humane dhe shërbime shëndetësore reale, si për të dënuarit, ashtu edhe për efektivët dhe punonjësit e këtyre institucioneve.
"Të dënuarit nuk mund të ngecin brenda rrjetës së kriminalizimit. Ata duhet të kenë mundësi të ndjekin programe sociale dhe edukuese që e bëjnë rikthimin e tyre në shoqëri të pranueshëm," u shpreh Shabani.
Duke iu referuar ankesave dhe rasteve të vdekjeve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), Avokati i Popullit kërkoi investime të menjëhershme në infrastrukturë.
Sipas tij, kjo do të garantonte kushte më humane dhe shërbime shëndetësore reale, si për të dënuarit, ashtu edhe për efektivët dhe punonjësit e këtyre institucioneve.
Endrit Shabani u ndal gjithashtu te zbatimi në praktikë i ligjit për amnistinë, duke denoncuar një hallkë burokratike që po penalizon të burgosurit.
"Me keqardhje konstatojmë se, pavarësisht vërejtjeve tona që në fillim, ka të dënuar që nuk po përfitojnë nga amnistia edhe pse i plotësojnë kriteret. Kjo ndodh vetëm sepse vendimet e tyre gjyqësore nuk janë zbardhur brenda afateve. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj tyre dhe familjeve të tyre", deklaroi Avokati i Popullit.
Inspektimi në burgun e Reçit do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme. Në përfundim të tij, Institucioni i Avokatit të Popullit do të bëjë publike të gjitha gjetjet dhe rekomandimet zyrtare. (A2 Televizion)