Ermonela Jaho heq dorë nga “La Traviata”! Nga Roma, pas 300 shfaqjeve i jepet lamtumira Violetës

Nga Luela Myftari
8 Korrik 2026, 14:47 | Kulturë

Nga Royal Opera House në Londër, Metropolitan Opera në New York, Opéra National de Paris apo Teatro Real, Violeta e La Traviatës ka marrë duartrokitje të pafundme, e interpretuar dhe e vlerësuar maksimalisht nga kritika, shkruan A2 CNN. Ermonela Jaho është shpallur dy herë artistja me zërin më të mirë në botë. Por sot, Opera Wire njofton se vendimi i artistes është të tërhiqet nga ky rol, të cilin e ka interpretuar rreth 300 herë në skenat e mbarë botës.

Edhe shfaqja e fundit në Romë u prit me vlerësime të shumta. Kritikët theksuan se Ermonela Jaho nuk mjaftohet ta interpretojë Violetën, por e përjeton atë në çdo moment, duke e kthyer çdo frazë muzikore, gjest dhe fjalë në emocion të vërtetë.

Për kritikën ndërkombëtare, Ermonela Jaho mbetet një nga interpretueset më të mëdha të Violetës në dy dekadat e fundit, falë mënyrës se si ka bashkuar mjeshtërinë vokale me një interpretim thellësisht njerëzor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos