Takimi dypalësh në Ankara. Erdogan pret Ramën me shtrëngim duarsh, e përcjell me përqafim

Nga Anesti Barjamemaj
9 Korrik 2026, 18:02 | Politikë

Në Turqi jo vetëm për Samitin e NATO-s, por edhe për një takim bilateral me Presidentin Rexhep Taip Erdogan.

Me një ceremoni shtetërore të veçantë, por jo si pesë vite më parë kur në rrugëtimin drejt pallatit presidencial u shoqërua me ceremonialin ushtarak me kuaj. Këtë të enjte, Erdogan e priti vetë Ramën në shkallët e godinës. 

Zbritja nga makina ishte e ngadaltë për Ramën, ngjashëm me hapin e Erdogan që zbriti shkallët një e nga një. Nuk pati një përqafim, por vetëm shtrëngim duarsh. 

Ndërsa fotoja e kortezisë u shoqërua me buqëqeshje, shkruan A2.

Në këtë takim, ndryshe nga Samiti i NATO-s, Rama kishte respektuar protokollin me rigorozitet pasi kishte hequr atletet e bardha dhe kishte veshur këpucët e zeza. 

Takimi vjen në një moment kur marrëdhëniet dypalëshe konsiderohen prej kritikëve të kryeministrit më të ftohta nga momenti kur Tirana zyrtare ka nisur të afrojë politikën e saj të jashtme me Izraelin, shtet me të cilin Ankaraja nuk ka marrëdhënie të mira. 

Ndryshe nga sa hynë, dy liderët u shfaqën më vllazërorë në fund të takimit, pasi Erdogan e përcolli me një përqafim Edi Ramën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos