"Ditë e mrekullueshme", Monika Kryemadhi tregon ku bashkëpunoi me Metën

Nga Armand Bajrami
9 Korrik 2026, 19:12 | Politikë

"Ditë e mrekullueshme", Monika Kryemadhi tregon ku

Në pjesën më të madhe të 6 orëve pasuese, Monika Kryemadhi paraqiti kundërshtitë e saj ndaj pretendimeve të SPAK në procesin ku ajo dhe ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjykohen për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

E pandehura Kryemadhi kërkoi papërdorshmërinë e të gjitha komunikimeve të nxjerra pas ekspertimit të një aparati telefonik celular të saj, të gjetur në banesën e nënës së saj. Ajo deklaroi se SPAK i kishte sekuestruar telefonin pa autorizim, edhe pse në atë kohë ajo ishte deputete, shkruan A2CNN. 

Kryemadhi tha se rreth 90 për qind e akuzës ndaj saj bazohej në mesazhet e gjetura në këtë telefon dhe se ato ishin nxjerrë nga konteksti. Ajo gjithashtu pretendoi se në aktet që i janë vënë në dispozicion nuk ekziston një vendim i SPAK për ekspertimin e telefonit.

Prokurorët e SPAK deklaruan në sallën e gjyqit se të gjitha vendimet janë vënë në dispozicion të gjykatës, duke shtuar: “Ne nuk e dimë që telefoni iPhone është i zonjës Kryemadhi. E kemi gjetur në banesën e zonjës Fatime Kryemadhi”. Pas kësaj deklarate, ish-presidenti Ilir Meta reagoi duke qeshur me zë në kafazin e sallës së gjyqit.

Gjatë fjalës së saj, Monika Kryemadhi tha se akuza ndaj saj ishte seksiste, duke pretenduar se nga narrativa e SPAK krijohej ideja se ajo kishte qenë “shërbëtore” e Ilir Metës.

Bashkëpunimi im me Ilir Metën janë vetëm kalamajtë. Ilir Meta kishte hallin e Shqipërisë”, tha Kryemadhi, ndërsa ngriti pyetje se përse SPAK nuk kishte marrë në pyetje Engjëll Agaçin apo Taulant Ballën.

Kryemadhi kërkoi gjithashtu pavlefshmërinë e akt-ekspertimit kontabël të të ardhurave të saj dhe ish-bashkëshortit.

Përmes avokatit të saj, ajo kërkoi pyetjen e disa dëshmitarëve, përfshirë kryeministrin Edi Rama, si edhe Adrian Shatkun përmes letërporosive.

Më herët, Ilir Meta, i përfaqësuar në gjyq nga avokati Bujar Musta, kërkoi që të mos merren si prova në proces intervistat e Vojsava Ismailajt dhe Ervis Matës.

Seanca e radhës e procesit u caktua për datën 29 korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos