Zjarr në zonën midis Llamanit dhe Himarës, era favorizon përhapjen e flakëve

Nga Edi Ruçi
13 Korrik 2026, 22:14 | Aktualitet

Zjarr në zonën midis Llamanit dhe Himarës, era favorizon

Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive në zonën e Llamanit, mes Llamanit dhe Himarës, ku prej rreth dy orësh flakët po përhapen.

Përhapja e zjarrit po favorizohet nga era, duke vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse, të cilat vijojnë të jenë të angazhuara në terren për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa shkaqet e sakta do të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet kompetente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos