Gjyli: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West për të mos prishur imazhin e vendit

Nga A2 CNN
13 Korrik 2026, 22:10 | Politikë
 

Analistja Arsejda Gjyli tha se financimi me 4 milionë euro i koncertit të Kanye West në Tiranë, erdhi si emergjencë, dhe u bë nga qeveria për të mos prishur imazhin e vendit.

E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Gjyli u shpreh se eventi ishte një ngjarje e planifikuar në kohë dhe nuk kishte nuanca politike në vetvete.

"Nga aspekti financiar dhe ekonomik nuk di të ta analizoj. Unë e shikoj koncertin në një farë mënyrë sikur u vendos në një paralelizëm me protestën, në terma që ajo që po ndodh aktualisht u përdor pjesa e koncertit, për të ndërtuar një retorikë, që aktualisht qeveria po e ndërton qasjen e koncertit, për të zbehur impaktin apo atë çka po ndodh sot në shesh. Pati një luftë qoftë mediatike, dhe një politizim të një eventi, që në vetvete ishte një event show. Koncerti ishte një ngjarje e planifikuar në kohë, që s’kishte nuanca në vetvete politike. Ardhja e një emergjence për të financuar me 4 milionë euro…Ashtu erdhi, si emergjencë, ku këngëtarët s’donin ta realizonin nëse s’do merrnin këtë fond, dhe për të mos prishur imazhin e Shqipërisë…Kjo u justifikua në termat për të mos prishur imazhin e Shqipërisë, thithjen e turistëve, që ishin 60 mijë njerëz nga e gjithë bota. Kjo ngjarje përfaqësonte një pikë promovimi, dhe u gjykua që të financohej që ky planifikim të mos prishej", u shpreh Gjyli.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos