Në 36 qendrat shëndetësore verore të huajt që marrin shërbim kanë nisur të paguajnë faturat përmes kartave bankare. Për këtë qëllim në to bëhet e ditur se është publikuar dhe lista e çmimeve
Ministrja e shëndetësisë Evis Sala në inspektimin në Lezhë theksoi se tarifat shërbejnë vetëm për të huajt dhe jo pë rata që kanë regjistruar banimin në vendin tonë
Janë gati 3500 të huaj që kanë kërkuar ndihmën mjekësore që prej janarit
Madjë gjatë inspektimit u tha se tarifat janë të ulëta ndërsa shërbimet sipas Salës do të vijojnë të rriten, ndërsa të ardhurat do përdoren nga këto qendra
Në total janë ngritur 36 qendra shëndetësore verore që janë pajisur me medikamentet dhe apartaturat e duhura duke mundësua dhe lehtësimin e spitaleve nga ngarkesa. (A2 Televizion)