"Më vodhët votat. Nuk frymëzoni”, Ndoka përplaset me Telitin. Demokrati: Merruni me partinë tuaj

Nga A2 CNN
13 Korrik 2026, 21:50 | Politikë

Një debat i fortë u zhvillua mes kreut të PDK-së, Nard Ndoka, dhe anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, teksa diskutuan në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN mbi gjendjen e opozitës dhe funksionimin e Partisë Demokratike.

Ndoka i kërkoi Telitit që PD-ja më së pari të demokratizohet, ndërkohë që përfaqësuesi demokrat iu përgjigj duke i thënë se duhet të merret me partinë e tij.

Ndoka vuri në duke se “për fat të keq PD është partia më e madhe opozitare”, por që sipas tij nuk po frymëzon. Po ashtu ai ngriti akuza për vjedhje në zgjedhje si nga PS ashtu edhe nga PD, ndërsa Teliti i kërkoi që provat t’i dërgojë në Prokurori.

DEBATI

Ndoka: Klima e besimit që keni humbur duhet të bëhet më e mirë.

Teliti: Çfarë të bëjmë?

Ndoka: E para demokratizoni partinë.

Teliti: Po e bëjmë. Ti merru me partinë tënde, jo me partinë tonë!

Ndoka: Po flasim për partinë më të madhe opozitare, se partinë time ju e keni ndëshkuar, më keni vjedhur votat, më keni nxjerrë nga sistemi.

Teliti: Nëse t’i kanë vjedhur votat shko denoncoi.

Ndoka: Po i kam denoncuar në Prokurori.

Teliti: Çdo hajdut dërgoje në Prokurori.

Ndoka: I kam dërguar hajdutët e PS dhe PD në Prokurori.

Teliti: Merruni me partinë tuaj, unë s’i hy si e menaxhoni ju partinë tuaj.

Ndoka: PD është opozita më e madhe për fatin e keq, sepse s’po na jep shpresë, s’po na frymëzon.

Teliti: O miku im nuk flitet kështu. Të bësh kritika dinë të gjithë, të japësh alternativë dhe zgjidhje, aty po.

Ndoka: Të bësh furça dhe lëpirje dinë të gjithë, se kritikat janë pak...

Teliti: Na jep zgjidhje.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos