Temperaturat e larta për pensionistët e Vlorës i vetmi shpëtim është deti

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
13 Korrik 2026, 12:01 | Aktualitet

Temperaturat e larta, edhe të kësaj vere, ndjehen më pak në qytetet bregdetare. Në Vlorë, përveç turistëve, edhe vendasit kanë fatin të shfrytëzojnë detin për të gjetur freski; sidomos të moshuarit, që nuk e përballojnë dot faturën e kondicionerit.

Temperaturat kanë qenë të larta në Vlorë edhe përgjatë fundit të muajit qershor, ndërsa sipas meteorologëve është parashikuar që korriku edhe në vazhdimësi të ketë vërtetë ditë të nxehta.

Qytetarët e Vlorës, pushuesit dhe turistët, detin e kanë zgjidhjen me pak kosto që u mundëson të përballojnë muajt më të nxehtë të vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos