Pedagogia Nora Malaj ka komentuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN rastin e rëndë të dhunës mes disa vajzave në Fier, duke e cilësuar situatën si një sinjal alarmi për familjen, shkollën dhe institucionet përgjegjëse.
Duke folur për shkaqet e mundshme të ngjarjes, pedagogia ngriti disa dyshime që sipas saj duhet të hetohen nga institucionet kompetente.
Sipas saj vajzat mund të jenë përdurese të substancave narkotike, të jenë përballur me abuzim seksual, pavëmendje, apo situata më të rënda që duhen hetuar.
“Tema është e rëndë, problematike, dhe jemi në fillin e kuq, në sinjalin e alarmit, ashtu siç janë temperaturat e nxehta edhe sjelljet e njeriut janë kthyer në nxehtësinë maksimale”, tha Malaj.
“Kemi të bëjmë me tri elementë: Ose me përdorim të substancave narkotike, dhe ato vajza nuk janë më të qeta, mund ta kenë filluar shumë herët, e lidhim edhe me rastin fundor të situatës së djalit që plagosi xhaxhain, ose me abuzim seksual, që nuk e thotë askush dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, ose me pavëmendje, apo situata më të rënda, të cilat pastaj organet kompetente, prokuroria, policia, menaxhimi i të gjithë punonjësve socialë për të pare sjelljen, na çojnë për të kuptuar a janë të rrezikuar të rinjtë tanë sot, kur vëmendja e shoqërisë pothuajse nuk është aty. Çfarë sjellje po kultivojmë në familje?!”, u shpreh Malaj. (A2 Televizion)