Paralajmërimi nga Fieri, pesticidet, kryeinspektori Sula zbarkon AKU në ferma

Nga A2 CNN
8 Korrik 2026, 15:28 | Aktualitet

Paralajmërimi nga Fieri, pesticidet, kryeinspektori Sula zbarkon AKU

Kontrolli i produkteve ushqimore në përgjithësi dhe atyre bujqësore në veçanti për përmbajtje të lartë me pesticide, do të jenë fokus i punës së inspektoriateve. Paralajmërimin e ka dhënë vetë kryeinspektori, Dashnor Sula.

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula ka deklaruar nga Fieri, ku mblodhi në një takim inspektoriatet vendore, se garantimi i cilësisë së produkteve ushqimore duke filluar nga ato bujqësore dhe blegtorale do të jetë fokus kryesor i punës së AKU në këtë qark, duke qenë se prodhimet bujqësore të kësaj zone shpërndahen thuajse në të gjithë vendin.

Gjithashtu kryeinspektori Sula ka deklaruar se brenda 3 muajve do të identifikohen edhe do të merren masat për të ndaluar ndotjen e mjedisit dhe ujërave.

Sipas Sulës ristrukturimi total i inspektoriateve dhe shkrirja mes tyre do të bëjë që kontrollet të jenë jo vetëm të vazhdueshme por edhe të paanshme dhe efikase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos