Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 17:38 | Bota

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën

Ish-kryeministri hungarez Viktor Orban u shfaq sfidues gjatë kthimit të tij në Bruksel të mërkurën, duke këmbëngulur se do të qëndrojë në politikë dhe do të vazhdojë të luftojë BE-në për çështje të tilla si migracioni.

Duke folur me një grup të vogël gazetarësh me pamje nga selia e Komisionit Evropian në Berlaymont, Orban tha se “qëllimi i tij nuk ka ndryshuar” kur bëhet fjalë për BE-në.

“Ne duhet ta reformojmë Brukselin… Është shumë e vështirë të gjesh një mënyrë që i siguron sukses Hungarisë nëse Bashkimi Evropian nuk është në të njëjtën rrugë.”

Orban humbi zgjedhjet e prillit, por ai mbetet udhëheqësi i partisë Fidesz. Eurodeputetët e Fidesz janë pjesë e grupit Patriotët për Evropën në Parlamentin Evropian, së bashku me ata të Frontit Kombëtar të Francës, të udhëhequr nga Jordan Bardella .

“Humbja jonë zgjedhore nuk e ndryshon faktin historikisht vendimtar se, në Evropë, përparimi i partive politike patriotike po vazhdon”, tha Orban, duke shtuar se fraksioni Patriotët për Evropën ka ende një përfaqësues në Këshillin Evropian, kryeministrin çek Andrej Babiš. “Jam i bindur se ky përparim mund të ndalet vetëm nëse udhëheqja e BE-së mund të paraqiste njëfarë suksesi.”

Udhëheqësit e BE-së do të jenë në Bruksel për një samit të enjten dhe të premten.

Orban u largua nga detyra në maj, disa javë pasi udhëheqësi i opozitës së qendrës së djathtë, Péter Magyar, fitoi bindshëm zgjedhjet kombëtare të Hungarisë , me partinë e tij Tisza që fitoi një shumicë prej dy të tretash në parlament.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos