Trump nga Franca: Marrëveshja me Iranin nuk është afatshkurtër, synon shmangien e një “katastrofe ekonomike"

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 19:05 | Bota

Trump nga Franca: Marrëveshja me Iranin nuk është

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Francë, deklaroi se marrëveshja e pritshme me Iranin nuk është rezultat i negociatave të fundit, por një proces i ndërtuar prej vitesh.

Duke folur për samitin e G7 dhe bisedimet me aleatët, Trump tha se marrëveshja synon të shmangë një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe pasojat e tij ekonomike.

“Nuk doja të shihja një ‘katastrofë ekonomike’ për shkak të luftës,” u shpreh ai, duke shtuar se një vazhdim i konfliktit mund të kishte çuar në pasoja të rënda globale, shkruan A2CNN.

Trump gjithashtu komentoi se udhëheqja aktuale e Iranit është “më e arsyeshme” dhe e aftë për të ndjekur një qasje të ndryshme krahasuar me të kaluarën.

Në deklaratat e tij, ai e lidhi zhvillimin e marrëveshjes edhe me ngjarjet e mandatit të tij të parë, duke përmendur operacionin amerikan që çoi në vrasjen e komandantit të Forcës Quds të Gardës Revolucionare iraniane, Qasem Soleimani, në janar 2020 në Bagdad.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos