Gazetari Arbër Hitaj mendon që protesta qytetare ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në fazën e parë, por tashmë duhet të kalojë në fazën e dytë.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Hitaj theksoi se grupi koordinator duhet të kalojë në një tjetër nivel, ku duhet të ketë një organizim dhe një grup që t’i përfaqësojë në mënyrë më zyrtare protestuesit.
“Unë mendoj që faza e parë është një sukses i jashtëzakonshëm i protestës, por hyj te ata njerëz që mendoj se duhet të kaloj të faza e dytë. U kërkove njerëzve të dalin në shesh dhe të jenë të përgjegjshëm dhe njerëzit treguan përgjegjshmëri. Tani grupi koordinator duhet të kalojë në nivelin tjetër, duhet të jetë një organizëm, emrin ta zgjedhin vet, Këshill Kombëtar, Kuvend Kombëtar, por duhet të jetë një grup që duhet t’i përfaqësojë në mënyrë më zyrtare protestuesit. Kanë ndodhur disa episode dhune, disa janë distancuar, disa s’janë distancuar, ka akuza që kanë sulmuar bizneset me rivew në Google. Ikën Rama, po kush vjen? Si zgjidhet kryeministri tjetër. Ata thonë duam qeverisje tranzitore, por kush e zgjedh emrin e kryeministrit. Do bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, si do bëhet? Se tani vijmë te faza e dytë”, tha Hitaj, i cili u shpreh se qytetarët duhet të përcaktojnë kushtet e tyre.
(A2 Televizion)