Çepani: Sa më shumë të dëgjohen qytetarët në protestë, aq më afër integrimit europian jemi

Nga A2 CNN
14 Korrik 2026, 20:29 | Politikë

Aktivistja Edlira Çepani vlerësoi rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve dhe ekspertëve në proceset vendimmarrëse, duke argumentuar se kjo do ta afronte Shqipërinë më shpejt me standardet e Bashkimit Europian.

E ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN, Çepani tha se procesi i integrimit nuk duhet parë vetëm si një procedurë formale, por si një transformim konkret që prek jetën e qytetarëve dhe funksionimin e institucioneve.

Ky është një proces që nuk është thjesht në letër. Sepse na duken vetëm si gjëra që ndodhin në letra. Realisht është një proces që çon vendin me vepra drejt standardeve të BE-së dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Do ishte mirë edhe nga protesta, që po ndodh jashtë ndërkohë që ne flasim, por edhe nga shumë elementë të tjerë dhe që i kemi kërkuar ndër vite, janë procese që na çojnë më afër BE-së. Kështu që nëse do të dëgjoheshin më shumë, kërkesat për transparencë, llogaridhënie, përmirësim të legjislacionit, do ishte më i shpejtë procesi i mbylljes së gjithë reformave dhe përafrimit me BE-në. Sa më shumë të dëgjohen qytetarët dhe ekspertët, edhe ata që e bëjnë punën me vepra, aq më afër dhe më shpejt do shkojmë drejt BE-së”, tha ajo.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos