
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Vranisht, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 22:00, një automjet që drejtohej nga shtetasi A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka përplasur këmbësoren Th. Sh., rreth 80 vjeçe, shkruan A2CNN.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka humbur jetën në vendngjarje. (A2 Televizion)