Balliu: Kam shprehur dëshirën për të garuar për nënkryetar të PD-së

Nga A2 CNN
14 Korrik 2026, 22:18 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN se ka shprehur dëshirën për të kandiduar për postin e nënkryetarit të partisë, ndërsa tha se vendimi përfundimtar do të merret së shpejti.

Kam shprehur dëshirën për të garuar. Kam shprehur dëshirën për të garuar për nënkryetar. Nesër shikohet nëse garoj apo jo. Ku ka politikan pa ambicie, të gjithë të sëmurë janë pas vetes, kush thotë të kundërtën gënjen”, u shpreh Balliu.

Ai komentoi gjithashtu debatet e fundit mbi përbërjen e strukturave drejtuese të PD-së, duke theksuar se në kryesi ka një përfaqësim të lartë të figurave të reja.

Janë bërë 20 emisione për Kryesinë, ka të rinj sa të doni aty, 65 për qind e kryesisë janë anëtarë kryesie për herë të parë, 55 për qind janë nën 35 vjeç. Është një brez i ri i PD që vjen në lidership”, tha Balliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos