Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

Nga A2 CNN
14 Korrik 2026, 22:31 | Bota

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe

Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rënduar ndjeshëm. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga presidenti i parlamentit, Jorge Rodriguez, numri i të vdekurve ka arritur në 4,734.

Mediat e huaja raportojnë se dy lëkundjet sizmike, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, shkaktuan dëme të mëdha materiale në disa zona të vendit, duke lënë pas mijëra viktima dhe të plagosur, shkruan A2CNN. 

Sipas të dhënave zyrtare, 16,740 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 17,907 të tjerë kanë mbetur pa strehë si pasojë e shkatërrimit të banesave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos