Neritan Ceka: Gabimi fatal i PD-së me ligjin 7501, padrejtësitë ndaj pronarëve do t’i paguajmë në Europë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 18:53 | Politikë

Neritan Ceka: Gabimi fatal i PD-së me ligjin 7501, padrejtësitë

Arkeologu Neritan Ceka, ngriti kritika ndaj mënyrës se si u zbatua ligji 7501 për ndarjen e tokës bujqësore pas rënies së komunizmit, duke e cilësuar si një nga gabimet më të mëdha të tranzicionit shqiptar.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Ceka tha se shteti dështoi t’ua kthente pronat pronarëve legjitimë dhe zgjodhi një rrugë që solli pasoja afatgjata.

“Nuk ua kthyen pronat pronarëve në letër duke bërë në fillim një reformë demokratike për pronat e mëdha, siç e ka bërë çdo vend i botës. Përkundrazi, i ruajtëm problemet e mëdha dhe janë ato që na kanë krijuar probleme”, u shpreh ai.

Sipas Cekës, debati kryesor në fillim të viteve ’90 lidhej me mënyrën se si do të shpërndahej toka bujqësore. Ai tha se Partia Socialiste kishte propozuar që tokat të jepeshin në përdorim, ndërsa Partia Demokratike insistoi për kalimin e tyre në pronësi të plotë.

Partia Socialiste dha variantin që të jepeshin pronat në përdorim. Partia Demokratike nxitoi për t’i dhënë në pronësi dhe të drejtën e shitjes dhe të blerjes, me mendimin që do t’i fuste në zhvillim dhe kjo ishte rruga për zhvillimin e shpejtë”, deklaroi Ceka.

Këtu përfituan njerëz miliona euro sepse morën 1 hektar tokë nga ferma ‘Gjergj Dimitrov’. Dhe pronari nuk mori qoftë edhe 5 metra katrorë. Të gjitha këto padrejtësi që iu bënë pronarëve do t’i paguajmë kur të futemi në Europë”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos