Protestat, Këlliçi-deputetëve të PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 11:59 | Politikë

Protestat, Këlliçi-deputetëve të PS: Slogani i ri, do

Duke folur nga Kuvendi, deputeti demokrat Belin Këlliçi e konsideroi një lajm të mirë jo vetëm për PD-në, por të gjithë qytetarët shqiptarë heqjen e “non gratës” ndaj Sali Berishës nga DASH.

Duke iu referuar thirrjeve në protestat qytetare, Këlliçi iu drejtua socialistëve duke u thënë “ta keni të sigurt që shumë shpejt slogani i ri do të jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”.

Sot është një ditë e mirë, është një lajm i mirë për gjithë qytetarët, jo vetëm për PD-në. Sot një padrejtësi shumë e madhe është zhbërë zyrtarisht nga DASH dhe nga administrata amerikane. Një padrejtësi e madhe e lobuar nga PS, nga Edi Rama, që s’ka lënë mekanizëm, para dhe lobim përmes Sorosit për të zhbërë opozitën në Shqipëri”, tha ndër të tjera Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos