Gjykata e Posaçme shpall fajtore 14 xhihadistë, shtetas shqiptarë të cilët kanë shkuar në siri për të luftuar krah ISIS.
Gjykata e Posaçme përfundoi gjykimin dhe dënoi me 112vite burg në total 14 “xhihadistë” shqiptarë, të akuzuar si pjesë e grupimeve terroriste krah ISIS gjatë konfliktit të armatosur në Siri.
Të pandehurit u fajësuan për “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj”. Sipas verdiktit të gjyqtarëve të posaçëm, masa më e lartë e dënimit u dha për të pandehurit Shyqyri e Sajmir Kaca, me nga10 vite burg.
Katër të pandehur të tjerë u dënuan me nga 9 vite heqje lirie dhe nga një vit më pak katër të tjerë. Ndërsa dënimet më të buta, me nga5 dhe 4 vjet i përkisnin dy personave, të mitur në kohën e kryerjes së veprës penale.
Sipas SPAK, hetimi paraprak dhe ai gjyqësor provoi se të pandehurit janë udhëtuar drejt Sirisë në periudhën kohore 2012-2016, duke ju përgjigjur pozitivisht thirrjes që bënte ISIS për bashkim me këtë organizuar. Fillimisht drejt Sirisë kanë udhëtuar vetëm burrat e rekrutuar e të nxitur për të shkuar atje, ndërsa më vonë i janë bashkuar edhe gratë.
Të paktën 9 gra, kryesisht partnere të tyre janë marrë të pandehura nga Gjykata e Posaçme dhe po gjykohen në një proces të veçuar nën masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. (A2 Televizion)