“Dje ishin më shumë se 2000 vetë”, Balla: Ishte e gjithë PD-ja në protestë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 12:16 | Politikë

“Dje ishin më shumë se 2000 vetë”, Balla: Ishte e

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se dje protestës qytetare i është bashkuar e gjithë PD-ja dhe strukturat e saj.

I pyetur nga gazetarët: “Dje a patë më shumë se 2000 protestues?”, Balla u përgjigj duke thënë se dje ishin më shumë se aq, por nuk i ka numëruar.

Po ishin më shumë se 2000 dje. Nuk i kam numëruar. Dje ishte protestë kombëtare, s’ishte protestë lokale. Padyshim që dje ishte edhe gjithë PD-ja në protestë, nga kampioni i protestave të PD-së Sali Lusha tek gjysma e grupit parlamentar të PD-së, të gjithë kryetarët e grup seksioneve të PD-së, kështu që s’më bën përshtypje që protesta nisi si një protestë lokale për flamengot, dhe ndërkohë që bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos