Kushtetuesja vulos qëndrimin në burg të Ilir Metës, zbardhet vendimi: 5 gjyqtarë kundër kërkesës së ish-Presidentit

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 16:47 | Politikë

Kushtetuesja vulos qëndrimin në burg të Ilir Metës, zbardhet

Gjykata Kushtetuese ka publikuar arsyetimin e vendimit të marrë më 8 prill, me të cilin rrëzoi kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Sipas vendimit të siguruar nga A2CNN, pesë nga tetë gjyqtarët e Kushtetueses votuan kundër kërkesës së kreut të Partisë së Lirisë, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij.

Ndërkohë, gjyqtaret Marjana Semini dhe Marsida Xhaferllari u shprehën në favor të pranimit të kërkesës, ndërsa gjyqtarja Sonila Bejtja paraqiti një mendim të veçantë, gjithashtu pro pretendimeve të Metës.

Në argumentimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerëson se organet e drejtësisë disponojnë fakte dhe të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e arsyeshëm se Meta mund të ketë kryer veprat penale për të cilat po hetohet. Për këtë arsye, gjykata nuk gjeti shkelje kushtetuese në vendimet që kanë lënë në fuqi arrestin me burg. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos